image “Kuvendi i Kosovës u shua për 30 minuta”

Kosovë

“Kuvendi i Kosovës u shua për 30 minuta”

news image

Mediat në Serbi kanë raportuar me ironi për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Në Serbi kanë raportuar në kohë reale për çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, por duke e nënvlerësuar atë.

Agjencia e lajmeve në Serbi Tanjug, ka raportuar me titullin “Kuvendi i Kosovës shuhet për 30 minuta”.

Kuvendi i Kosovës është shpërndarë gjatë ditës së sotme me 89 vota pro, me 1 kundër dhe me vetëm dy abstenime.

Kujtojmë se deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku u shpërnda kuvendi./Sinjali/