Kuvendi të hënën mban dy seanca të jashtëzakonshme, ky është rendi i ditës
Sinjali.com
05 Mars 2022 16:09
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për nder të Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të hënën do të mblidhen në dy seanca të jashtëzakonshme.
Seanca e parë pritët të fillojë në orën 12:00, ndërsa ajo e dyta në orën 14:00,
raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar ftesën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca,
drejtuar deputetëve, si dhe rendin e ditës për të dy seancat.
“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të hënën, më 07.03.2022,, në orën 12:00, në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit.”, thuhet në ftesë.
Në seancën e parë të hënën, në rend dite do të jetë “Shënimi i 7 Marsit –
Ditës së Mësuesit”.
Kurse në seancën e dytë e cila do të fillojë në orën 14:00, në rend dite pritet të jetë diskutimi parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.
“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të hënën, më
07.03.2022 në orën 14:00 në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit.”, thuhet në ftesën e Konjufcës për deputetët.