image Kuvendi i Kosovës nuk do të mbetet pa këngëtar, dështoi Labi, por ish-këngëtarja bëhet deputete

Kosovë

KQZ/ Kuvendi i Kosovës nuk do të mbetet pa këngëtar, dështoi Labi, por ish-këngëtarja bëhet deputete

news image

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi, kishte qenë mjaftë kontrovers me disa veprime të tij në Kuvendin e Kosovës gjatë legjislaturës së kaluar. Ai tashmë nuk do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi ka dështuar t’i sigurojë votat e mjaftueshme.

Por në Kuvendin e Kosovës do të jetë një tjetër këngëtare që do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Eliza Hoxha, që kishte qenë këngëtare ka fituar mandatin për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo si kandidate e PDK-së ka fituar 9 mijë e 300 vota.

Ndërkohë Labinot Tahiri – Labi, ka marrë vetëm 3 mijë e 867 vota./Gazeta Sinjali/