image Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë

Kosovë

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë

news image

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 10, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rend dite do të jenë 11 pika ku ndër to përfshihet edhe debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,

4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,

8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit./Gazeta Sinjali/