image Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën - Sinjali

Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën

news image

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën me 20 shtator, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nga Mimoza Kusari-Lila, e cila ka potencuar se në këtë seancë do të diskutohen pika të reja të rendit të ditës.

”Përveç pikave të zakonshme është edhe projektligji për mbrojtjen e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës”.

”Seanca e radhës së Kuvendit do të jetë më 20 shtator. Është kërkuar që sipas rendit, meqë të enjten më 16 shtator është paraparë takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

”Qëndrimi ynë është që të jetë një vendim konsensual i të gjitha partive. Fare nuk insistojmë në një variant ose tjetrin. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës”.

”Si Grup Parlamentar i VV-së dakordohemi me të gjitha partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të Kosovës.”

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin