Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 11:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Seanca e sotme e Kuvendit do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.
Kuvendi pritet të shqyrtojë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2020./GazetaSinjali/