Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Britanisë së Madhe, e përfaqësuar nga ambasada britanike në Prishtinë, sot do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi, shkruan Gazeta Sinjali.
Nënshkrimi i këtij memorandumi do të bëhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, në orën 12:00.
Memorandumi në fjalë reflekton përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/