image Kuvendi i kërkon qeverisë mendim për Nismën Legjislative për të dhënat personale

Kosovë

Kuvendi i kërkon qeverisë mendim për Nismën Legjislative për të dhënat personale

news image

Nisma Legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale e iniciuar nga kryetarja e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, është proceduar në Qeverinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Dërgimi i kësaj nisme është bërë për të kërkuar që qeveria të paraqes një mendim lidhur me këtë nismë, si dhe të përgatisë Deklaratën e ndikimit buxhetor dhe Deklaratën për përafrim me legjislacionin e BE-së së këtij projektligji, brenda 1 muaji.

Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurës së votimit për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Gazeta Sinjali, shpenzimet për organin propozues do t’i kushtojnë Kuvendit të Kosovës mbi 14 milionë euro për 3 vite./Gazeta Sinjali/