Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka formuar komisionin Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar në sektorin e drejtësisë.
Kryetari i komisionit u caktua deputeti Kujtim Shala, zëvendëskryetari i parë Adnan Rrustemi, zëvendëskryetar i dytë Erxhan Galushi, ndërsa anëtarët e komisionit do jenë Avni Dehari, Artan Abrashi, Arjeta Rexhepi, Dimal Basha, Blerta Deliu, Rashit Shalaj, Doarsa Kica Xhelili dhe Pal Lekaj.
Mandati i komisionit është gjashtë muaj prej datës së formimit të tij.