image Kuvendi e vazhdon të mërkurën seancën, këto janë pikat e rendit të ditës

Politikë

Kuvendi e vazhdon të mërkurën seancën, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të mërkurën punimet e seancën së kaluar, raporton Gazeta Sinjali. Seanca e 30 qershorit pritet të fillojë në orën 10:00.

Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës për seancën e të mërkurës.

Gjatë kësaj seance pritet të votohet shkarkimi i pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu, ndër të tjera, në këtë seancë është paraparë edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe do të shqyrtohet propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID-19./Gazeta Sinjali/