Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet ceremonia e inagurimit të “Këndit të Kurajos”, në bazë të Rezolutës së inicuar nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi, raporton Gazeta Sinjali.
Ky kënd i cili është vendosur në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shfrytëzohet për ekspozimin e punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999.
“Këto punime do të mundësohen nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Ceremonia organizohet në hapësirat e vizitorëve të Kuvendit (hyrja nga sheshi), sot, më 23 korrik 2020, me fillim në ora 14:00./Gazeta Sinjali/