image Kuvendi anulon nenin për marrjen e të hyrave të pashpenzuara të komunave, reagon AKK-ja

Politikë

Kuvendi anulon nenin për marrjen e të hyrave të pashpenzuara të komunave, reagon AKK-ja

news image

Pas lobimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Parlamenti i Republikës së Kosovës sapo tërhoqi pikën 6 të nenit 9 ku ishte i paraparë marrja e të hyrave vetanake të pashpenzuara të komunave nga vitet paraprake.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Ascociacionit të Komunave të Kosovës, tha për Gazetën Sinjali, se po të miratohej kjo pikë e këtij neni, komunat do të humbasnin me dhjetra miliona eure të parapara për investime kapitale të cilat do të ndikonin në përmisimin e jetës së qytetarit.

“Gjithashtu, po të miratohej kjo pikë e këtij neni, atëherë do shkelej Ligji për Menaxhimin e Financave Publike, ai për financa lokale por edhe Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Urime komunave të Republikës së Kosovës”, tha Ibrahimi.

/GazetaSinjali/