Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Inspektoriatit Policor të Kosovës, Kushtrim Hoda është emëruar zyrtarisht si kryeshef i këtij institucioni, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe vet Hodaj, i cili ka thënë se sapo e ka pranuar vendimin për emërimin e tij.
Ndryshe, me 17 korrik të këtij viti, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e kishte emëruar Hodajn si ushtrues të detyrës në këtë institucion.
“Me datë 15/07/2020, Ministri Veliu ka emëruar Z. Kushtrim Hodaj, Drejtor i Departamentit për Planifikim, Bashkëpunim, Çështje Ligjore dhe Informim në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ushtrues të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të IPK. Paraprakisht, me një vendim të jashtëligjshëm, të datës 23/04/2020, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kishte emëruar z. Exhevit Zuka, udhëheqës të Divizionit për Planifikim dhe çështje Ligjore, në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të IPK”.