Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë rreth rastit të deputetit Etem Arifi. Me këtë vendim, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kushtetuesja ka konstatuar se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvend.
Po ashtu është konstatuar se zgjedhja e Qeverisë Hoti, më 3 qershor, s’është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe duke kërkuar që presidenti të shpallë zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.
Sipas Kushtetueses, aktgjykimi s’ka efekt prapaveprues. Qeveria Hoti mbetet qeveri në detyrë.
Fillimi i muajit shkurt është përmendur si mundësi e shkuarjes në zgjedhje.
ko_95_20_agj_shq