image Kushtetuesja pranon ankesën e Telekomit, hedh poshtë vendimet për kontestin me Z-Mobile-in

Drejtësi

Kushtetuesja pranon ankesën e Telekomit, hedh poshtë vendimet për kontestin me Z-Mobile-in

news image

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë aktvendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me kontestin e Telekomit dhe Z-Mobile.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Aktvendimi i Supremes dhe i Apelit është në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës.

Rrjedhimisht dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se, Aktvendimi i kontestuar i Gjykatës Supreme dhe Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, janë nxjerrë në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6  të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke e kthyer të njëjtin për rivendosje në Gjykatën e Apelit, marrë parasysh që kjo e fundit, siç është sqaruar në Aktgjykim, ka “juridiksion të plotë” për të adresuar të metat procedurale të cilat kanë rezultat në kontestimin e Aktvendimit të Gjykatës Themelore”, thuhet ndër të tjera në Aktgjykimin e Kushtetueses. /GazetaSinjali/