image Kush po fiton në SHBA?

Botë

Kush po fiton në SHBA?

news image

Teksa numërimi po shkon drejt fundit, po bëhet më e paqartë se kush do të fitojë në zgjedhjet presidenciale 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kandidati demokrat, Joe Biden, po udhëheq me votën elektorale me 209 vota deri tash, ndërsa presidenti aktual, Donald Trump, ka 118.

Për të fituar zgjedhjet kandidatit i duhen 270 vota elektorale.

Paqartësitë për rezultatin final janë shtuar pasi që në shtetet ku nuk ka përfunduar numërimi dhe s’ka projeksione, Trumpi po udhëheq.

Bideni, sipas New York Times, ka edhe votë popullore më shumë se Trumpi.

Teksa pas orës 06:00 sipas kohës lokale në Kosovë, NYT jep rezultatin 209:118 për Bidenin, CNN-i jep rezultatin 205:132 për Bidenin, ndërsa FoxNews 227:204 po ashtu për kandidatin demokrat./Gazeta Sinjali/