image Kush janë personat që vdiqën në helikopterin privat të Kobe Bryant

Botë

Foto/ Kush janë personat që vdiqën në helikopterin privat të Kobe Bryant

news image

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, vajza e tij, Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë vdiqën të dielën pas përplasjes së helikopterit privat të 41-vjeçarit.

Pas Bryant-it dhe vajzës së tij, u bë i ditur edhe identiteti i viktimave të tjera. Mediat e huaja raportojnë se viktimat janë: Trajneri i bejsbollit, John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa.

Mes viktimave ishte edhe trajnerja e basketbollit për vajza, Christina Mauser. Burri i saj shkroi në Facebook: ‘Fëmijët e mi dhe unë jemi shkatërruar. Ne humbëm gruan dhe nënën tonë të bukur sot”. Viktima e nëntë është piloti Ara Zobayan.

Ata ishin duke udhëtuar drejt akademisë Mamba të basketbollit për të marrë pjesë në një ndeshje, kur ndodhi përplasja e helikopterit.

Ara Zobayan

John Altobelli
Christina Mauser