image Kush janë koordinatorët nacionalë që u shkarkuan nga Qeveria Kurti?

Politikë

Vendim/ Kush janë koordinatorët nacionalë që u shkarkuan nga Qeveria Kurti?

news image

Nga pozita që e shpiku qeveria e kaluar, atë të “Koordinatorit Nacional”, Qeveria Kurti ka shkarkuar sot gjithë koordinatorët, raporton Gazeta Sinjali.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë Kurti, nënkuptohet se sot u shkarkua Rexhep Hoti nga posti i Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Besnik Tahiri nga posti i Koorindatorit Nacional për Reforma Shtetërore, Mendim Rugova nga posti i Koordinatorit Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Fatos Makolli nga posti i Koordinatorit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit si Burim Ramadani nga posti i Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, Besnik Tahiri ka thënë për Gazetën Sinjali se Albin Kurti nuk mundet me shkarku pasi ka dorëzuar detyrën.

Ndërsa, Avullah Hasani ka dhënë dorëheqje dje nga pozita e shefit të Task Forcës Kundër Narkotikëve te të rinjtë dhe Siguri në shkolla. Lidhur me dorëheqjen e tij është njoftuar edhe kryeministri Kurti.

Poashtu në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është shfuqizuar vendimi i marrë nga Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendësministrat e ministrat.

Gjithashtu është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për dy qytetet e Dukagjinit të dëmtuara nga erërat e fuqishme, Pejën dhe Istogun. /Gazeta Sinjali/