Dy persona janë arrestuar për vrasjen që ndodhi para pak minutash në njërën nga lagjet e Prishtinës.
Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Policisë së Kosovës se të arrestuarit janë dy anëtarë të një familjeje.
Nga incidenti i sotëm në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë mbeti një i vdekur dhe tre të plagosur.
Siç mëson Sinjali, incidenti erdhi për shkak të problemeve pronësore që kishin dy familjeve. /Sinjali/