image Kush janë dy gjermanët që ishin pjesë e takimit Lajçak, Kurti, Vuçiq

Politikë

Kush janë dy gjermanët që ishin pjesë e takimit Lajçak, Kurti, Vuçiq

news image

Para darkës joformale që u mbajt në periferi të Berlinit mes Kurtit, Vuçiq dhe të ngarkuarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, presidenti serb  postoi një fotografi ku shihen këta të tre dhe dy persona tjerë.

Në atë fotografi ishin Kurti dhe Vuçiq, Lajçak si dhe Jens Plotner dhe Manuel Sarrazin.

Jens Plotner është këshilltar i Kancelarit Scholz për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Nga prilli 2019 deri në dhjetor 2021 ka qenë drejtor në Ministrinë e Jashtme Federale .

Ndërsa, Manuel Sarrazin është emisar gjerman për Ballkanin përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi. Ishte deputet i Bundestagut Gjerman nga viti 2008 deri në vitin 2021 , dhe që nga 1 marsi 2022 është përfaqësuesi special i Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor.

Krahas fotografisë, Vuçiq është shprehur falënderues ndaj kancelarit gjerman Scholz për pritjen.

“Faleminderit nikoqireve për organizimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë.

/GazetaSinjali/