image Kush janë dy deputetët që pritet ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit

Politikë

Kush janë dy deputetët që pritet ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit

news image

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje do ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e tetë.

Në bazë të rregullave, seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri, të cilët janë nga partia fituese e këtyre zgjedhjeve.

Deputeti i zgjedhur më i vjetri në këtë legjislaturë është Avni Dehari. Dehari është 73 vjeçar, derisa në seancën e parë të tij si deputet do të jetë në ulësen më të rëndësishme të Kuvendit.

Ndërsa deputetja më e re e kësaj legjislature është Fjolla Ujkani që ishte deputete edhe në legjislaturën e kaluar.

/GazetaSinjali/