image Kush është Sali Mustafa, i arrestuari i parë nga Specialja

Profile

Kush është Sali Mustafa, i arrestuari i parë nga Specialja

news image

Sali Mustafa është arrestuar sot nga policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një komunikatë për media, Specialja ka konfirmuar se Mustafa është arrestuar në Kosovë dhe po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Kush është Sali Mustafa?

Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.

Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vjet burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Mustafa ka qenë bashkëveprimtar dhe mik i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave të tjera historike.

Sahil Mustafa ka qenë një nga themeluesit e LKQK-së. Kurse pas përfundimit të luftës vazhdoi misionin e tij për ndërtimin e institucione shtetërore.

Fillimisht shërbeu si shef i Departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltar për inteligjencë i kryeministrit Agim Çeku./Gazeta Sinjali/