35-vjeçari shqiptar, Artur Ndreka i njohur si “Kapo” në Romë është emri i ri me peshë në botën e krimit shqiptar në kryeqytetin italian ku kishte zëvendësuar tashmë bosët e krimit, Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Petrit Bardhi.
Sipas mediave italiane, Ndreka u ngjit shpejt në hierarkinë e krimit ndërkohë që njihej edhe si “oficer i lartë i krimit”.
Të hënën e kaluar Ndreka u arrestua nga Guardia Di Finanzia pas hetimeve ndaj tij për trafik ndërkombëtar droge.
Ai tashmë ndodhet i burgosur së bashku me vëllain e tij dhe krahun e tij të djathtë të njohur si “Marku”.
Veprimtaria e tij kriminale ishte e shtrirë në jug të Romës. Acilia dhe Vitinia ishin zonat ku shpërndaheshin lëndët narkotike nga grupi kriminal i Ndrekës. Ai shiste drogë si të ishte në një treg normal. Sipas mediave të huajua. Tre bosët shqiptarë të cilët tashmë janë të arrestuar, bënë që Ndreka të ngjitej me shpejtësi në majën e piramidës së mafias ballkanike. Ai konsiderohej si ‘bosi’ dhe figura e tij ishte e padiskutueshme.