image Kush është Ervis Martinaj që përflitet tash e sa javë si i vrarë apo i zhdukur?

Shqipëri

Kush është Ervis Martinaj që përflitet tash e sa javë si i vrarë apo i zhdukur?

news image

Gazetari Artan Hoxha ka folur për Ervis Martinajn, personin i cili tash e sa javë përflitet se është i vrarë apo i zhdukur.

Hoxha tregoi ngjarjen kur për herë të parë emri i Ervis Martinajt u përmend në një ngjarje kriminale.

“Lidhjet politike e fuqizuan atë. Ai erdhi nga biznesi. Ervis Martinaj sapo kishte blerë një sasi të madhe të lojrash elektronike nga një shumë që shkonte 4 milionë euro dhe personi që ia kishte shitur, Elvis Doci, ishte njeriu që e kishte mbështetur Partinë Socialiste,  dhe vetëm një muaj pasi i kishte shitur këto lojëra fati, ishte zhvilluar operacioni, i cili ia bllokoi Ervisit. Dhe ai e ngarkoi Docin me të cilin ishin ortakë. I kishte thënë ti e ke ditur që do të bëhet ky operacion dhe i kishte thënë ose do të m’i kthesh paratë mbrapshtë ose do më lirosh makinën. Ky konflikt përfundoi me vrasjen e Elvis Docit. Këtu përmendet për herë të parë, emri i Ervis Martinaj në ngjarje kriminale”, tha ai.

Tutje ai tha se Martinaj ka pasur kontakte edhe në Kosovë.

“Unë di që ai ka patur investime në lojëra të fatit edhe në Maqedoninë e Veriut e edhe në Kosovë. Kontaktet që i ka patur në Kosovë, në momentin që ka pasur probleme në Shqipëri, ngjarja në bllok, që u arrestua. Në kohën që ai ka qenë në arrest, Edi Rama në mënyrë të papritur i ka ndaluar lojërat e fatit dhe motivi që i ndaloi ato ishte që t’i priste burimet e financimit Ervis Martinajt, sepse e dinte që do të dilte nga burgu edhe doli”, tha ai.

Ai flet edhe për rastësinë e rihapjes së lojërave të fatit në momentin kur raportohej për zhdukjen e Ervis Martinajt.

“Ervisi humb më datën 9 gusht. Tani koincidenca që lojërat e fatit mbyllen në kohën sa ishte në burg dhe rihapen në kohën kur erdhi informacioni që ai është zhdukur.

Ai në një kohë ka qenë kojshi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ngjarja që i ka ndodhur Martinajt nuk mund të përjashtohet as heshtja e opozitës dhe qeverisë, mbi të gjitha është zhdukur një biznesmeni i rëndësishëm. Familjarët kanë të drejtë të dijnë se çfarë ka ndodhur me të. Nëse ai është eliminuar çfarë ka ndodhur me kufomën e tij, kush është i përfshirë në këtë ngjarje, kush përfiton nga kjo ngjarje”, shtoi ai në Pressing.

/GazetaSinjali/