image Kush është Dafina Gexha-Bunjaku, që nga sot është emëruar në vend të Arben Vitisë - Sinjali

Kush është Dafina Gexha-Bunjaku, që nga sot është emëruar në vend të Arben Vitisë

news image

Dafina Gexha-Bunjaku nga sot do të jetë ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë.

Dafina Gexha Bunjaku aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë. Ka lindur në Gjakovë. E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ka vazhduar studimet post-diplomike në fushën e menaxhmentit shëndetësor – program i përbashkët i Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Vjenës, Austri.

Është specialiste e epidemiologjisë, dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Departamentin e Epidemiologjisë. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të IKShPK për fazën përgatitore dhe menaxhuese për COVID-19.

Ajo është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin