image Kush është Akil Gjakova, djali nga Peja që sot fitoi medaljen e artë në Kosovë

Sporte Luftarake

Kush është Akil Gjakova, djali nga Peja që sot fitoi medaljen e artë në Kosovë

news image

Shkruan: Lis Gorani

Akil Gjakova sot edhe njëherë e dëshmoi klasin dhe përgatitjen e tij profesionale në sportin e xhudos që tashmë ka një dimension tjetër në vendin tonë.

“Akili” që nuk ka pikë të dobët, sot arriti t’ia sigurojë një tjetër medalje të artë Kosovës, kësaj radhe në shtëpi.

Kampionati Evropian i Hapur i Xhudos po mbahet në Prishtinë dhe xhudistët tanë nuk e mbyllën këtë cikël pa medalje.

Nuk ishte veç Akil Gjakova ai që nderoi Kosovën, por edhe Distria Krasniqi, Dardan Cana dhe Nora Gjakova që triumfuan në sfidën e tyre për medaljen e bronztë.


Por, kush është vërtetë Akil Gjakova?

Akili i lindur me 4 janar 1996 në Pejë, ka shfaqur dhe treguar sukses në gara ndërkombëtare te xhudos, duke fituar medalje anembanë botës dhe duke lënë gjurmë.

Në Evropë, Akili është kampion i pa-kontestueshëm në sportin e xhudos duke fituar gjithsej shtatë medalje të arta në kategorinë 73 kg në Lisbonë 2021, Paris 2018, Budapest 2019, Zagreb dhe Gyor 2018, Talim në kategorinë 66kg kur ka qenë kadet me 2013 dhe në Tarragona të Spanjës 2018, tre të bronzta në Montepellier të Francës me 2023, Tel Aviv 2016 dhe Oran të Algjerisë me 2022, kurse 5 medalje të argjendta në vende të ndryshme në botë: Si Abu Dhabi me 2018 dhe 2023 në Evropë.

Karrierën sportive të Akilit e bën edhe me te veçantë arritja në vendin e 7-të në garat olimpike të mbajtura ne Tokyo të Japonisë më 2020 ku shkëlqeu por nuk ishte në formën e tij maksimale për të marrë medalje.

Akil Gjakova mbetet gjigand në këtë sport duke arritur sot me 16 dhjetor te fitojë medaljen e Artë me waza-ari në garat evropiane të xhudos të mbajtura në Kosovë dhe për të hyrë në histori duke e fituar në vendin e tij medaljen e artë. Në Prishtinë nuk mungoi as përkrahja masive e fansave të Akilit dhe popullit kosovarë.

/GazetaSinjali/