image Kush e do Trippier, duhet ta paguajë klauzolën

Futboll

Kush e do Trippier, duhet ta paguajë klauzolën

news image

Reprezentuesi i Anglisë, Kieran Tripper po pëlqehet shumë nga dy gjigantët e Premier Ligës angleze, Manchester United dhe Arsenal.

Megjithatë parat që po i ofrojnë për 20-vjeçarin nuk janë të mjaftueshme për t’i bindur drejtuesit e Kampionit të Spanjës për të lënë të lirë ish lojtarin e Tottenham Hotspur.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle ‘AS’ Atletico Madrid, ua ka bërë të qartë klubeve angleze që mbrojtësi i djathtë do të shitet veç nëse ndonjë klube e paguan klauzolën e tij.

Në klauzolë çmimin i Tripper është 60 milionë euro.

Tripper, ishte transferuar në verën e 2019-të, nga Tottenham Hotspur për 20 milionë euro në kryeqytetin spanjoll, deri me tani ai ka pasur 69 paraqitje dhe e ka fituar La Ligën spanjolle me Atleticon. /Gazeta Sinjali Sporti/