Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari, ka paralajmëruar se nga shembja e rrugës në magjistralen Prishtinë – Gjakovë, segmenti i rrugës Klinë – Gjakovë, më konkretisht Kodra e Becit, dikush mund ta humb jetën, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kujdes kur të niseni në magjistralen Prishtinë – Gjakovë apo segmentin e rrugës Klinë – Gjakovë, më konkretisht, tek Kodra e Becit. Rreziku i shkaktuar nga shembja e rrugës së re, mund t’i kushtojë me jetë dikujt. Punimet e “reja” të nisura në qeverinë e kaluar janë dëshmuar të standardit të paraqitur në foto”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/