Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Europian vendos masa ndaj demokracisë.
Përmes një statusi në Twitter, ajo tha se këto masa po vendosen ndaj Kosovës pse kjo tentoi të vendoste sundimin e ligjit dhe pse respektoi rezultatin e zgjedhjeve.
“Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Europian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë. Ose, mund të jetë pse: Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij; Kosova mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet”, ka shkruar ajo në Twitter.