Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se ka vizituar në hagë mikun e saj, Rexhep Selimin.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila tha se tek Selimi dhe bashkëluftëtarët e tjerë ka parë unitet, vullnet dhe besim të palëkundur, dhe se të gjithë do të dalin faqebardhë.
Postimi i plotë i saj:
Shihemi në Kosovë
Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.
Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!
Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.
Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!