image Kusari-Lila sqaron arsyen pse i ndanë rrugët me Ilir Dedën

Politikë

Politikë/ Kusari-Lila sqaron arsyen pse i ndanë rrugët me Ilir Dedën

news image

Kryetarja e Alternativës për Kosovën, Mimoza Kusari-Lilaj, ka deklaruar se arsyeja pse i ndanë rrugët me Ilir Dedën, të dy bashkëthemelues të kësaj partie, është procesi i dialogut me Serbinë.

Në një debat televiziv para analistëve, ajo tha se insistimi i Dedës për tu bërë pjesë ekipit të bisedimeve me Serbinë ishte i papranueshëm për të.

“Arsyeja kryesore ka qenë insistimi i tij për më qenë me çdo kusht pjesë e delegacionit për bisedime me Serbinë, gjë që ai e ka konsideruar si hap të madh për partinë, po ashtu vota e tij ka qenë përcaktuese për me kalu ligji për dialogun dhe për mua ka qenë e papranueshme. Iliri ka insistuar me çdo kusht me qenë pjesë e bisedimeve, ne e kemi qitë  këtë çështje në kryesi të partisë dhe 90 për qind e anëtarëve kanë votuar kundër”, është shprehur Kusari Lila.

Mimoza Kusari Lila është kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Sinjali/