image Kusari-Lila: S’kam komunikim direkt me Radojiçiqin

Politikë

Kusari-Lila: S’kam komunikim direkt me Radojiçiqin

news image

Shefja e Grupit Parlamentar, e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ajo nuk ka pasur asnjëherë komunikim direkt me Milan Radojiçiqin.

Megjithatë, ajo pranoi se ka qenë prezente kur Radojiçiq, ka diskutuar me Simiqin, për çështjen e kthimit të kontrollit të Vallaqit.

”Unë personalisht, asnjëherë në jetë nuk e kam takuar”.

”As nuk më ka thirrë, as nuk kam numër apo komunikim të tij direkt. Unë kam qenë prezente kur Simiq ka biseduar me të”.

”Dhe ka qenë çështja ekskluzivisht për vënien në kontroll, kthimin dhe funksionimin e Vallaqit në kuadër të KOSTT-it, për të qenë sa më i zbatueshëm plani që sot e asaj dite nuk po zbatohet”, tha ajo në InfoMagazine.

Teksa u shpreh se aktualizimi i kësaj pike sot, për të është një shenjë e dëshpëruar për të vendosur një barazi midis sjelljes së pozitës së dikurshme ndaj asaj sot.

/GazetaSinjali/