image Kusari-Lila: S’ka dyshime që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim

Politikë

Kusari-Lila: S’ka dyshime që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim

news image

Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media, ka folur rreth liberalizimit të vizave, ku ka theksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për qytetarët e saje.

Pa mbledhjes së Kryesisë ajo tha se procesi do të vazhdojë rrugën e vet dhe Kosova është në një udhëtim njëdrejtimësh.

“S’ka dyshime të themi që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj dhe tashme duhet qenë bashkëpunues dhe natyrisht të fokusohemi në ato punë të dhe ato angazhime cilat në presin këtu në Kosovë. Besoj që procesi si i tillë do të vazhdojë në rrugën e vet dhe Kosova pashmangshëm është në një udhëtim njëdrejtimësh që do të thotë integrimi në Bashkimin Evropian për Republikën e Kosovën nuk ka alternativë dhe ky është qëndrimi ynë në të gjitha funksionet që ushtrojmë, qoftë në legjislativ apo në ekzekutiv”, tha ajo.

/GazetaSinjali/