image Kusari- Lila për situaten në Veri: Ka banda kriminale të orkestruara nga Vuçiqi

Politikë

Kusari- Lila për situaten në Veri: Ka banda kriminale të orkestruara nga Vuçiqi

news image

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se situata në katër komunat veriore po se është komplekse. Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se situate ka rrezikshmëri të lartë, por, aty nuk ka palë në process; ka banda sipas saj, kriminale të orkestruara nga Vuçiqi në Beograd dhe ka pjesëtar të rendit dhe sigurisë së Kosovës si Policia e Kosovës.

“Kushdo që synon të krijojë bindjen se atje ka palë, apo atje po cenohet e drejta e një komuniteti në veçanti, gabohet rëndë apo me qëllim të qartë mbështet bartësit e krimit”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Situata në katër komunat në veri

Situata në katër komunat po se është komplekse. Situata ka rrezikshmëri të lartë, POR, aty nuk ka palë në proces, ka banda kriminale të orkestruara nga Vuçiçi në Beograd dhe ka pjesëtar të rendit dhe sigurisë si Policia e Kosovës që mbron rendin dhe sigurinë në shërbim të qytetarëve. Aty janë të kordinuar me Policinë tonë edhe zyrtarët policorë të EULEX-it dhe KFOR-i.

Kushdo që synon të krijojë bindjen se atje ka palë, apo atje po cenohet e drejta e një komuniteti në veçanti, gabohet rëndë apo me qëllim të qartë mbështet bartësit e krimit.

Këto janë bandat e njëjta që dogjën dhe dëmtuan pronat e serbëve, janë bandat e njëjta që kërcënuan dhe shtynë dhunshëm serbët të lënë vendet e tyre të punës dhe pozitat e tyre të zgjedhura.

Ata po tentojnë t’i mbajnë në ankth dhe të izoluar nga integrimi qytetar në shtetin e Kosovës përfaqësuesit e komunitetit serb.

Pas tërheqjes së përfaqësuesve të zgjedhur serbë nga institucionet është shumë me rëndësi të bëhet legjitimimi i institucioneve të reja, si bazë e proceseve demokrative dhe vendimmarrëse, pra vetëm institucionet e dala nga vota e lirë dhe fer, mund të përfaqësojnë vullnetin e komuniteteve që jetojnë atje.

Është detyrë dhe obligim i të gjitha institucioneve të shpallin zgjedhjet në momentin kur pozitat mbeten pa përfaqësues. Prandaj edhe shpallja e parë e datës së zgjedhjeve ishte oblim kushtetues, bashkë me vlerësimin e vazhdueshëm të kushteve për mbajtjen e tyre. Ky ishte qëndrimi i cili iu komunikua partive politike që nga takimi i parë me Presidenten e vendit.

I njëjti dje u rishikua pas ngjarjeve në terren.

Sot dhe çdo ditë Republika e Kosovës mbrohet nga institucionet e saj dhe Policia e Kosovës. Sot dhe çdo ditë tjetër në mbështetje të shtetit të Kosovës, Policisë dhe të gjitha institucioneve që ruajnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit tonë.

/GazetaSinjali/