image Kusari-Lila për bashkimin kombëtar: Do të ndodhë në BE

Politikë

Kusari-Lila për bashkimin kombëtar: Do të ndodhë në BE

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila, ka folur për “Open Balkan”, duke e kritikuar qasjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Megjithatë, ajo thotë se kjo nuk ka ndikuar në ftohjen e raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Kusari-Lilës, bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ndodhë në Bashkimin Evropian.

“Në aspektin e marrëdhënieve të qeverisë ne mundemi me thënë se ndoshta ka njëfarë konfuziteti se si janë përcaktuar orientimi i Shqipërisë drejt asaj çka quhet integrim dhe integrimi i Kosovës. Ndoshta këtu ka dallime”, tha Kusari-Lila.

“Kryeministri i Shqipërisë aktualisht e sheh që orientimi drejt integrimit shkon përmes një iniciative që e ka quajt ‘Ballkani i hapur” dhe Kosova nuk e sheh atë. Besoj që gabimi është aty’, shtoi ajo në ATV.

“Para se me qenë bosht i çfarëdo integrimi të Ballkanit Serbia, duhet me qenë Kosova dhe Shqipëria”, theksoi ajo.

 “Kur Serbia ka udhëheq për ne gjithmonë ka dalë keq”, shtoi Kusari-Lila.

“Aktualisht duhet ta kuptojë edhe Qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri Rama së shpejti se ajo që synon përmes ‘Ballkanit të hapur” nuk ka kuptim derisa Serbia është qendër, e Kosova nuk është pjesë e saj”, tha ajo./Gazeta Sinjali/