image Kusari-Lila: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën me Radoiçiqin

Politikë

Kusari-Lila: Kurti s’ka qenë i informuar për bisedën me Radoiçiqin

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur pas publikimit të përgjimeve me nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiq, e ku u përmend nga ky i fundit një bisedë e saj me Milan Radojiçiqin, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo tha se nuk ka kërkuar asnjëherë të vetme të bisedoj me Radojiçiqin, teksa e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e publikuara gjatë ditës së sotme në Nacionale, duke shtuar se këto përgjime sipas saj dolën paautorizim, nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit.

“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duke të Slavko Simiq, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.

Kusari-Lila u pyet se a ishte në dijeni kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për këtë bisedë, e njëjta tha se nuk ka qenë.

“Jo s’ka qenë (i informuar Kurit)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simiq. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kom ndi obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethanat që ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo në Debat Plus.

/GazetaSinjali/