image Kusari-Lila ironizon me opozitën: Silleni Nagip Krasniqin duarlidhur në Kuvend

Politikë

Kusari-Lila ironizon me opozitën: Silleni Nagip Krasniqin duarlidhur në Kuvend

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila është shprehur ashpër në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet debat parlamentar pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kjo e fundit në fjalën e saj ka pretenduar se opozita po mundohet të shfrytëzojë “ndikimin që kanë në prokurori”.

Ajo madje, me ironi ka deklaruar se “i propozon opozitës që ta bëjë edhe një mocion, e Krasniqi të dërgohet duarlidhur në Kuvend”.

“Për ta realizuar këtë skenar, i propozoj opozitës ta bëjë edhe një mocion, e Nagip Krasniqi ashtu duar lidhur, të cillët këtu në sallën e Kuvendit, siç e nxorrën nga Gjykata. E të pyetet për të gjitha aktivitetet e prokurorimit, gjatë një vit e gjysmë sa ishte në atë pozitë.” – u shpreh Kusari-Lila.

/GazetaSinjali/