image Kusari-Lila i kundërpërgjigjet akuzave të Zemajt: Unë jam e pafajshme

Politikë

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet akuzave të Zemajt: Unë jam e pafajshme

news image

Vazhdon përplasja mes deputetes së Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të Zemajt lidhur me rastin e “faljes së hidrocentraleve”.

Deputetja ka shkruar se Zemaj jo vetëm që nuk është i duhuri për Ministri të Shëndetësisë, por nuk merr erë as nga puna e juristit.

“Armend Zemaj paska reagu ndaj deklaratës time mbrëme ku kam thënë se emërimi i tij në krye të ministrisë së shëndetësisë, si jurist me profesion, në kohë pandemie, është ofendim për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në reagimin e tij, juristi paska shpërfaq që jo vetëm nuk është i duhuri për Ministri të Shëndetësisë, por nuk merr erë as nga puna e juristit. Ai paska vendos ta bëjë edhe Gjykatësin në rastin e procesit gjyqësor”, ka shkruar Kusari-Lila.

Më tej, deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka shtuar se është e pafajshme dhe se është “gjynah për Kosovën kush synon tē drejtojë sektorin e shëndetësisë në kohë pandemie.

“Jo vetëm që unë jam e pafajshme, por edhe prezumimi i pafajësisë nënkupton se çdo person i dyshuar ose që akuzohet për një vepër konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës. Sikurse që mëdyshjet lidhur me një vepër nuk kanë asnjë peshë juridike për sa kohë nuk janë vërtetuar me aktgjykim përfundimtar dhe pas një procesi të drejtë gjyqësor. Prapë po e ritheksoj, gjynah për Kosovën kush synon tē drejtojë sektorin e shëndetësisë në kohë pandemie”, ka përfunduar Kusari-Lila./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10156891981865916?__xts__[0]=68.ARDILDXsG0_ygaNPWYsPV0Fn4w6oJtzu6cMnTAMcPh3I4CmdSXkrw3040Y2H1WLQDjfU_-IZK0kmeABzDlkIvSTlSOXPwaFHiKpjdkK7B5IaYjHs1PD46uV3TG2cBWVz5_q_vEbxIbrefYHsyWPcpnuXUVU3-mbjmyVa7m16CvzQUz55JGuERC-mQamwx_BPD_EuPXnCD3nLtea18S9A5M_e4woV95P-yyZrRLCScY5qElFeBF_gxhZRt5BIIbvHNWKWJ6jHUNpApgkHQ6nXXzQL2FSfouuV3OX9NvXOSP2kvCmSiyGAgYqxeFsUpGQuUTxAVRUTENzJeK2qOAi3&__tn__=-R