Në rastin e ditëlindjes së deputetes Mimoza Kusari-Lila, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes e ka surprizuar atë në Kuvendin e Kosovës, njofton Gazeta Sinjali.
Deputetja Kusari-Lila ka publikuar disa fotografi në rrjetin social të saj në Facebook, ku shihet dhe një tortë e vogël në ambientet e Kuvendit.
“Ditëlindja në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për urimet dhe respektin”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/