image Kusari – Lila: Deklaratat e mija për dorëheqjen e Hotit u keqkuptuan

Politikë

Kusari – Lila: Deklaratat e mija për dorëheqjen e Hotit u keqkuptuan

news image

Deputetja nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se deklaratat e saj në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit Hoti nuk kanë të bëjnë me infektimin e tij.

“Deklaratat e mija për dorëheqjen e Hotit janë keqkuptuar. Për mua dorëheqja e tij s’ka të bëj me infektimin e tij, uroj që të mos ketë asnjë rast tjetër askush”.

Ajo ka kritikuar Hotin për daljen e tij në terren pasi u testua për koronavirus. Kritikat ndaj Hotit deputetja i vazhdoi duke thënë se është testuar më shpejt sesa qytetarët e tjerë.

“Hera e parë që dëgjojmë se në Kosovë testi është procesuar për një orë, ose tri orë. Ajo nuk e liron nga përgjegjësia e rëndon ato. Unë di edhe persona që kanë ndërruar jetë, deri sa kanë kaluar 48 orë familja nuk e ka ditë nëse ka vdekur nga Covid 19”, ka thënë ajo në T7.   

Madje, ajo ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme që Hoti të marrë pjesë në aktivitete që më shumë duken si fushatë.

“Unë uroj të mos ketë persona tjerë, të infektuar atje në terren, numri ka qenë i madh, vetëm në përcjellje të tij, ka pas staf përcjellës asistent fotograf, mbrojtje të afër, këshilltar diku 30 vetë. Mos të flasim për ata që i kanë vizituar bizneset, vetëm ata e dinë a kanë mbajte maskë e distancë”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/