image Kusari-Deliut: Në emër të luftës keni abuzuar e vjedhur

Politikë

Kusari-Deliut: Në emër të luftës keni abuzuar e vjedhur

news image

Pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra iu kërkoi falje të burgosurve për rastin “Kumanova”, fjalën në Kuvend e ka marrë deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari ka thënë se është gjë e keqe që një grua të mos e mbrojë një grua tjetër në politikë.

Ajo i tha Deliu-Kodrës “në emër të luftës keni abuzuar keni vjedhë“.

Ajo ka thënë tekstualisht: ‘Si do të duket një takim me homologun tuaj gjerman kur në CV-në tënde shkruan se kunatin e ke të dënuar për terrorizëm në Maqedoni’. Nuk është hera e parë që Deliu-Kodra sulmon luftën përderisa këtu në Kuvend ka votuar kundër ligjit për personat e dhunuar, ka votuar për Gjykatën Speciale. Nuk e mohoj që motra e saj punon në Prokurim të Kuvendit, nuk e mohoi që vëllai i saj punon në zyrën e prokurimit në Kuvend. A janë këto vlera në emër të luftës. A janë të gjithë të punësuar. Në emër të luftës keni abuzuar keni vjedhë. Zonja Deliu fyen me deklaratën ndaj meje ‘mshele mshele mshele’”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/