image Kurti: BE duhet ta respektojë pavarësinë e Kosovës

Kosovë

Deklaratë/ Kurti: BE duhet ta respektojë pavarësinë e Kosovës

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar nga zytarët e Bashkimit Evropian (BE) që ta respektojnë pavarësinë e Kosovës.

Siç thotë Kurit, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, vendlindja e të cilit është Spanja, vend ky i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duhet të përfaqsojë BE-në e jo qëndrimet e tij të mëhershme nacionale.

“Ndoshta ai [Borrelli] duhet t’i japë një mendim të ri tërë problemit të Ballkanit Perëndimor për hir të një zgjidhjeje evropiane. Kushdo që mohon këtë realitet apo tenton të sjellë ndonjë zgjidhje pa e pranuar këtë shtet dhe vullnetin e popullit këtu, do t’i bëjë më shumë dëm vetes”, tha Kurti.

Tutje, ai ka thënë se një nga detyrat kryesore të tij si kryeministër është negocimi me Serbinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes dy shteteve fqinje. Por ai nuk e pranon asesi idenë për shkëmbim territoresh, raporton “Euronews”.

“Kosova s’mund të përfshihet në kurrfarë të ashtuquajturash projekte për shkëmbime tokash apo për shkëmbime territoresh. Të gjitha këto projekte të së kaluarës dështuan dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen… Zgjidhjet territoriale janë recetë për konflikte të reja, e jo për paqen për të cilën kemi nevojë”, theksoi Kurti në këtë intervistë./GazetaSinjali/