image Kurti zbulon emrat e njerëzve të Radoiçiqit që sipas shtetit i kanë kryer sulmet në veri: Janë "Gandi" dhe "Mami"

Politikë

Kurti zbulon emrat e njerëzve të Radoiçiqit që sipas shtetit i kanë kryer sulmet në veri: Janë “Gandi” dhe “Mami”

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media dhe ka folur për aktet terroriste që kanë ndodhur në Kosovë.

Ai ka thënë se këto akte janë kryer nga dy persona që i ka caktuar Milan Radoiçiq, e që janë të afërt me të.

“Bazuar në informacionet që posedojmë institucionet e sigurisë në Kosovë, Radoiçiq ka caktuar dy persona të afërt të tij për të realizuar sulme në veri përmes grupeve të tyre të cilët kanë marrë pjesë edhe në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe tash strehohen në Serbi”.

“Këta dy persona janë: Nemanja Radiojeviq me nofkën “Gandi” dhe Vladimir Radiojeviq me nofkën “Mami””.

Pjesë nga fjala e Kurtit para gazetarëve:

Republika e Kosovës ka shtrirë sovranitetin në veri të vendit nëpër kushtetutshmërisë dhe ligjmërisë.

Tashmë situata atje nuk mund të sfidohet përmes grupeve të modelit rus.

Megjithëkëtë politikat agresive të Serbisë ndaj vendit tonë nuk po ndalen me sulem te tjera terroriste por të organizuara në grupeve më të vogla dhe ne forma të më fshehta.

Që nga qershori i vitit 2024 ku edhe kanë filluar të shpërndahen posterët me fytyrën e Aleksandar Vuçiq, me mbishkrime si “komandat supreme ju presim” gradualisht është përshkallëzuar situata në katër komunat veriore përmes grupeve të vogla të lidhura direk me Milan Radoiçiqin.

Bazuar në informacionet që posedojnë institucionet e sigurisë në Kosovë, Milan Radoiçiq ka caktuar dy persona të afërt të tij për të realizuar sulme në veri përmes grupeve të tyre të cilët kanë marrë pjesë edhe në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe tash stresohen në Serbi.

Këta dy persona janë: Nemanja Radivojeviq me nofkën “Gandi” dhe Vladimir Radivojeviq me nofkën “Mami”.

/GazetaSinjali/