Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar Komunën e Pejës.
Në këtë vizitë mori pjesë edhe ministrja në detyrë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Hykmete Bajrami dhe ministrja në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Redzepi.
Kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar kryeministrin për situatën e krijuar nga Covid-19 dhe për sfidat me të cilat po përballet.
Muhaxheri kërkoi nga kryeministrit në detyrë, Kurti që të angazhohen të gjitha kapacitetet e Qeverisë që të rritet numri i testimeve për rastet e dyshuara me virusin Covid-19.
Kurti u shpreh i gatshëm për të bashkpunuar dhe për ta ndihmuarr Komunën e Pejës në përballimin e kësaj krize.
Ndihmat për Komunën e Pejës do të jenë në përputhje me nevojat që ka Peja dhe qytetarët e saj. /Gazeta Sinjali/