Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Donald Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë se SHBA-ja është aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës.
“Urime presidentit Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkroi Kurti.
Congratulations President @realDonaldTrump on your electoral victory. The US is a key ally, friend and partner to Kosova and we look forward to working together for progress and peace.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 6, 2024