Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për emërimin e tij në postin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se pret vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
Ai ka përmendur promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë si disa nga prioritetet e përbashkëta.
“Pres me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet qeverive tona në një gamë të gjerë vlerash dhe prioritetesh të përbashkëta, përfshirë promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe i përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, ka shkruar Kurti.
Andy Burnham u emërua të hënën zyrtarisht kryeministri i 59-të i Mbretërisë së Bashkuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!