image Kurti udhëton në Sofje të Bullgarisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Politikë

Kurti udhëton në Sofje të Bullgarisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kreu i qeverisë do të marrë pjesë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas komunikatës së zyrës së kryeministrit, fillimisht Kurti do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti.

Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal”.

Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa.

Me këtë rast, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me homologun bullgar, dhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

/GazetaSinjali/