image Kurti ua uli pagat, KPK i jep ultimatum qeverisë për shfuqizim të vendimit deri më 8 dhjetor

Drejtësi

Kurti ua uli pagat, KPK i jep ultimatum qeverisë për shfuqizim të vendimit deri më 8 dhjetor

news image

Pas vendimit të kryeministrit, Albin Kurti për t’ia ulur pagat punëtorëve në gjykata dhe prokurori, ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke e quajtur vendimin e Qeverisë veprim kundërkushtetues dhe kundërligjor.

KPK ka vendosur që prokurorët të reduktojnë punën dhe të ofrojnë vetëm shërbime esenciale dhe ka vendosur një afat deri më 8 dhjetor që vendimi të shfuqizohet.

“Në fillim të këtij takimi, anëtaret e KPK-së dhe kryeprokurorët e prokurorive të Republikës së Kosovës një zëri kanë vlerësuar se vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është vendim kundërkushtetues dhe kundërligjor, si dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e sistemit prokurorial. Në këtë takim Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë vendim ku kërkon nga Qeveria e së Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022”, thuhet në reagimin e KPK-së.

 “Në ndërkohë, puna e prokurorive do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale, po ashtu Këshilli dhe prokuroritë do të pezullojnë të gjitha format e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nëse ky vendim nuk shfuqizohet deri me datë 08 dhjetor 2022, Këshilli do të do të vendosë për masa tjera më radikale”, thuhet në fund.

/GazetaSinjali/