image Kurti tregon se a do të kërkojë nga KFOR-i leje për dërgimin e FSK-së në veri

Politikë

Kurti tregon se a do të kërkojë nga KFOR-i leje për dërgimin e FSK-së në veri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e mbajtur sot për media është pyetur se a do të kërkoj leje nga KFOR-i për të dërguar FSK-në në veriun e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se s’duhet të bijmë pre e propagandës serbe duke shtuar se vetëm kur policia e Kosovës e bën vlerësimin e sigurisë do të mund të deklarojnë se çfarë vendimi do të marrin.

“Nuk është gjithçka që e shihni në video e këtyre ditëve, pra jo të gjitha janë lajme të vërteta aq më pak të sakta prandaj të mos biem pre e propagandës së Serbisë. Në anën tjetër, veprimet që ne i ndërmarrin do të jenë në përputhje me vlerësimin e situatës së sigurisë që e bën policia jonë dhe vetëm kur ata e bëjnë vlerësimin e aspektit të sigurisë ne do të mund të themi se çfarë do të bëjmë dhe së fundmi mos harroni se në ditën e gjashtë të zbatimit të reciprocitetit me targa të përkohshme, e unë do të doja që të hiqeshin targat e përkohshme deri më tani 9 mijë automjete i kanë marrë këto targa dhe s’kanë pasur problem me reciprocitetin”, tha ai.

“Presidenti i Serbisë nuk po e pëlqen këtë, nga jeta praktike e qytetarëve që dëshirojnë lëvizje të lirë, mbi 9 mijë automjete i kanë marrë targat e përkoshme, asnjë prej tyre nuk e pati asnjë problem unë besoj se ky është thelbi. Sigurisht që janë parë fluturaket e tyre edhe helikopterë edhe avionë të prodhimit rus, ne nuk kemi pritur nga Serbia sjellje korrekte sepse i njohim se kush janë në pushtet atje por ne vendimet i marrim në bazë të vlerësimit të sigurisë tash për tash jemi në këtë gjendje sepse të tillë e kemi vlerësuar”, shtoi ai.

/Gazeta Sinjali/