Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes, ka thënë se nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ishte më i gëzuari që dështoi marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes dy partive.
Sipas tij, Haziri që s’kishte fituar asgjë as në LDK duke mos marrë kreun, e as kandidaturën për kryeministër ishte më i lumturi në takim, ku u pa që s’mund të arrihej marrëveshje.
“Nënkryetari që s’kishte fituar asgjë ishte më i lumturi prej tyre. As kryetar, as kandidat. Vërehej nga qeshja e disponimi”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.